Organizim i pastrimit të qytetit me bashkërendim ndërmjet operatorëve privat dhe ndërmarrjeve bashkiake;
Shtim i koshave dhe hapsirave të dedikuara për grumbullimin e mbetjeve;
Fushata edukuese me shkollat e qytetit rreth tematikës së pastërtisë së qytetit.
Taksa vendore zero për 2 vitet e para për bizneset inovative dhe ato që nxisin punësimin e grave dhe vajzave;
Rikualifikim total i tregjeve të qytetit;
Krijimi i zonës industriale të qytetit për të thithur investime nga jashtë.
Qendra ditore për moshën e tretë në secilin rajon;
Mbështetje për çiftet e reja për kredi të buta;
Ndihmë familjeve në nevojë për bonusin e qerasë;
Ngritja e një mense sociale bashkiake për shtresat në nevojë;
Bashkëpunim konstat me shoqërinë civile për implementimin e planit social si dhe projektime të tjera të përbashkëta.
Do të krijohet terminali i autobusëve ndërqytetas, për të mundësuar akses për të gjithë vizitorët nga brenda dhe jashtë vendit;
Strategji turizmi afatgjatë për zgjatjen dhe diversifikimin e sezonit turistik në qytet;
Krijimin e Këshillit të Turizmit më të gjithë grupet e interesit dhe institucionet publike të përfshira;
Zyrë koordinimi e dedikuar në Bashkinë Vlorë për të adresuar problematikat e të gjithë operatorëve të sektorit;
Fuqizim i laboratorit të Turizmit, për ti ofruar operatorëve të sektorit, trajnime të stafeve dhe asistencë manaxheriale;
Do të fuqizohen aktivitetet kulturore dhe sportive, si shtysë e turizmit por edhe e përditshmërisë së qytatarëve vlonjatë;
Do të rikonceptohet sinjalistika e atraksioneve turistike si dhe do të bashkëpunohet me ngushtë me degëzimet rajonale të Ministrisë së Kulturës;
Do të krijohen pika informimi (info points) për orientimin sa më të mirë të turistëve.
Do të krijohet një zyrë në Bashki e cila do jetë urë me zyrat e AZHBR dhe Ministrisë së Bujqësisë, për të asistuar të gjitha fermerët, prodhuesit bujqësor dhe operatorët e tjerë të sejtorit bujqësor;
Do të promovohen Grupet Vendore të Veprimit, për të fuqizuar akoma më shumë prodhuesit dhe fermerët lokal;
Do të investohet, edhe në bashkërendim me Qeverinë shqiptare, për të shtuar mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore, asj të ujit, vaditjes dhe kullimit;
Do të analizohet çdo godinë e arsimit parauniversitar, dhe bashkia do të bashkërendojë fondet me Qeverinë shqiptare, për të adresuar problematikat;
Do të ketë një vëmendje të shtuar për fëmijët me aftësi ndryshe, duke hequr barrierat arkitektonike si dhe duke shtuar bazën materiale për nevojat e tyre mësimore;
Do të shtohet numri i shkollave si ‘Qendra Komunitare’, ku të rinjtë të mund të përdorin ambientet sportive dhe rekreative edhe jashtë orarit shkollor;
Do të ketë ambulatore mjeksore lëvizëse për të shërbyer në mënyrë më efikase edhe zonat perfirike dhe rurale, sikundër edhe shtresat më në nevojë të qytetit;
Do të mbështeten aktivitete sportive, duke fuqizuar ekipet ekzistuese dhe duke promovuar sportin te të rinjtë.
Do të shtohen hapësirat rekreative në brendësi të lagjeve, duke shtuar hapsirat e gjelbërta si dhe do të investohet në infrastrukturën rrugore të qytetit dhe fuqizimin e ndriçimit;
Do të krijohet mekanizmi i administratorëve të pallateve, të organizuar dhe trajnuar nga bashkia, për mirëmenaxhimin e ambienteve të përbashkëta;
Do të zgjatet rrjeti i furnizmit me ujë të pijshëm;
Do të rehabilitoget tregu i qytetit, ku të gjithë sipërmarrësit por dhe fermerët të kenë mundësinë për të shitur produktet e tyre në standarde evropiane dhe konform kushteve higjeno-sanitare.
Do të riorganizohet funksionimi i transportit publik, në funksion të nevojave të komuniteteve si dhe të sezonit turistik;