BRIKENA PUKA është diplomuar në Inxhinieri Mekanike në Universitetin Politiknik të Tiranës si dhe në Menaxhim Biznesi pranë Universitetit të Vlorës. Ajo ka një përvojë prej 25 vjetësh në mbrojtje të të drejtave të grave , vajzave dhe fëmijëve në Shqipëri pranë Qendrës Vatra. Prej 15 vitesh drejton kētë organziatë kombëtare që punon në parandalimin e trafikimit njerëzor dhe dhunës me bazë gjinore si dhe mbrojtjen e viktimave tē këtyre fenomeneve. Eshtē nderuar me çmime dhe është vlerësuar nga organizata dhe institucione ndërkombëtare si Ambasada Amerikane Tiranë, prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Ambasada Hollandeze. Tiranë, Mbretëresha e Suedisë etj për punën dhe kontributin si aktiviste e të drejtave të njeriut. Është e martuar dhe nënë e dy vajzave.
LILJANA BRESHANI është diplomuar për Inxhinieri Mekanike në Universitetin e Tiranës, prej vitesh është e vetëpunësuar në sektorin privat si administratore e një Reality State dhe Drejtore Ekzekutive e OJF “Protect Me”. Ajo ka dhënë një kontribut të dukshëm për të drejtat e kafshëve dhe mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu ajo është anëtare historike e “Forumit të Gruas Socialiste”, Dega Vlorë. Liljana është anëtare e Këshillit Bashkiak të Vlorës që nga viti 2017. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë.
Ardian Musta është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës për Inxhinieri Ndërtimi Civile dhe Industriale. Ai ka një eksperiencë të gjerë si në administratën qendrore ashtu edhe në atë vendore, duke shërbyer në pozicione të ndryshme si Drejtor i Shërbimeve Spitalore në Operatorin Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, Drejtor i ALUIZNIT Vlorë, Drejtor i Infrastrukturës dhe Shërbimeve në Bashkinë Vlorë si edhe zëvendës kryetar i infrastrukturës në Bashkinë Vlorë. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Elca Bezhani është diplomuar në degën Administrim Biznes në Universitetin e Tiranës. Ajo ka një eksperiencë të gjatë në statistika dhe ka mbajtur detyrën e Drejtueses së Zyrës Rajonale të Statistikave në Vlorë që nga viti 2001 ku ka marrë certifikime nga organizata si Instat, Agjencia Suedeze e Statistikave dhe Banka Botërore për trajnimin e saj në mbledhjen e të dhënave. dhe analiza financiare. Ajo ka qenë edhe aktiviste në Shoqatën e Promovimit të Biznesit të Grave. Elca është e martuar dhe ka një djalë.
Simbol Pazaj është diplomuar për Ekonomi në Univeritetin e Tiranës. Ai ka punuar si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke përfshirë edhe kryetar të komunës Horë Vranisht, Nënkryetar të Bashkisë Himarë dhe aktualisht si Drejtor Rajonal i IKMT-së në Vlorë. Ai ka qenë pjesë në jetën politike që nga krijimi i Partisë Socialiste dhe ka mbajtur poste si kryetar i OS-së, delegat i Kongresit dhe drejtues politik në Rajonin Nr. 1. Simboli është i martuar dhe ka tre fëmijë.
Anisa Ceno është diplomuar në Ekonomi dhe Financë nga Universitetin e Salentos në Lecce, Itali, dhe ka një diplomë Master në Ekonomi dhe Financë nga LUISS Guido Carli në Romë dhe një diplomë Master në Menaxhim Hoteli nga UET. Aktualisht drejton Hotel KRAAL në Vlorë. Qëllimi i saj është të zhvillojë turizmin në Vlorë 365 ditë në vit duke zgjeruar ofertat turistike dhe duke e promovuar qytetin ndërkombëtarisht si një destinacion konkurrues në Mesdhe, si dhe duke promovuar rëndësinë e veçantë të fuqizimit ekonomik të grave.
Gezim Capo është diplomuar në Universitetin Bujqësor në Kamëz në vitin 1986 për Veterinari dhe Zooteknikë. Ka punuar si sektor përgjegjës në Zooteknikën e Dukatit deri në vitin 1991 dhe më pas mësues në shkollën e mesme të Dukatit nga viti 1991 deri në vitin 1994. Ka jetuar si emigrant në Greqi nga viti 1994 deri në vitin 2000 dhe që nga viti 2001 ka drejtuar biznesin familjar në Llogara dhe tashmë është administrator i Hotel Alpin Llogora. Nga viti 2011 deri në vitin 2015 ka qenë kryetar i Bashkisë Orikum dhe nga viti 2015 deri në vitin 2021 ka qenë administrator i K.F. Orikum.
Frosina Qyrdeti (Londo) mban gradën Profesore e Asociuar. Jeta e saj akademike është fokusuar në Gjuhën Italiane duke përfshirë mësimdhënien dhe kualifikimin e mësuesëve për rritjen e aftësive në këtë gjuhë. Gjithashtu ajo ka mbajutur një numër të lartë kumtesash dhe studime shkencore kryesisht të përqëndruara për gjuhën italiane dhe mësimdhënien. Frosina është është Pedagoge dhe aktualisht punon si Zëvendës Rektore Akademike në Universitetin "Ismail Qemali" në Vlorë. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë.
Ilir Aliaj është Inxhinier Detar dhe është diplomuar në Universitetin Ismail Qemali në Vlorë. Ka punuar në pushtetin vendor prej 10 vitesh si Kryetar i Rajonit Nr.1 dhe Nr.2 të Bashkisë Vlorë, dhe aktualisht shërben si Koordinator i F.SH.U-së pranë O.SH.E.E. Vlorë. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
LEDIA SHOLLAJ është diplomuar për Administrim Biznesi në Universitetin Ismail Qemali. Ajo ka punuar në sektorë të ndryshëm si në institucione publike ashtu edhe private dhe aktualisht punon në OSSHE Vlorë. Ajo filloi angazhimin e saj me Partinë Socialiste si një aktiviste e zakonshme dhe që atëherë ka marrë role ekzekutive gjatë fushatave të ndryshme zgjedhore.
Mujo Shakaj ka studiuar për Menaxhim Turizmi (Ekonomi) në Universitetin Ismail Qemali Vlorë në vitin 2007. Është sipërmarrës që nga viti 2000, tregton mallra të vogla dhe të mëdha elektrike shtëpiake dhe industriale. Kontributi i tij në Partinë Socialiste të Vlorës ka qenë prej 30 vitesh dhe prej vitit 2012 është emëruar Kryetar i Partisë Socialiste të Njësisë Administrative Novoselë. Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut në mandatet 2015-2019 dhe 2019-2023.
Është diplomuar në Administrim Biznesi dhe është nënë e tre fëmijëve. Aktualisht ajo punon në sektorin e hotelerisë në Regina Group. Në këtë sektor ajo ka një eksperiencë 20 vjeçare në drejtimin dhe drejtimin, së bashku me familjen e bashkëshortit të saj, një nga hotelet e para dhe të njohur në qytetin e Vlorës, hotel “New York”. Ajo synon që me pjesëmarrjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës të adresojë sfidat që operatorët e turizmit përballen në qytet.
Grigor Dede është Pedagog i Financës dhe Kontabilitetit me 12 vite përvojë në Universitetin Ismail Qemali në Vlorë. Ai ka një specializim në të njëjtën fushë në Athina, Greqi dhe aktualisht është duke përfunduar doktoraturën në Financat e Pushtetit Vendor në Universitetin e Tiranës. Krahas karrierës akademike, ai është nënkryetar i Delegacionit të Kryqit të Kuq në Vlorë dhe ka dhënë kontribute në aspektin humanitar, si dhe ish-basketbollist i SK Flamurtari dhe SK Apolonia Fier. Ai është i martuar dhe është babai i një vajze.
Aurora Qarri ka kryer studimet e larta në Universitetin "Eqrem Çabej" në Gjirokastër në degën e gjuhës dhe letërsisë. Aktualisht punon si mësuese e gjuhës shqipe në shkollën 9-vjeçare “Pilo Prifti” në Novosele. Ajo është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.
SOKOL KUSHTA ka lindur më 17 gusht 1964, i njohur si futbollist profesionist i skuadrës së Flamurtarit. Ai është i martuar me dy fëmijë dhe aktualisht punon si mësues në si dhe drejton një sipërmarrje.
BRIKENA SIKA ka përfunduar studimet e larta për Matematikë. Ajo ka një master profesional dhe shkencor në Universitetin e Tiranës. Prej 13 vitesh Brikena është e angazhuar si pedagoge në Universitetin "Ismail Qemali", Vlorë. Aktualisht vazhdon studimet e Doktoraturës. Ajo vjen për here të parë në jetën politike të qytetit. Brikena është e martuar dhe ka dy fëmijë.
EDISON KAPAJ ka përfunduar studimet Bachelor për Teknologji Informacioni në Universitetin Ismail Qemali dhe Master i Shkencave në Inxhinieri Kompjuterike Ai ka qënë anëtar i Partisë Socialiste që nga viti 2005 ndërkohë nga viti 2015 – 2019 ka qënë Kryeplak i fshatit Kërkovë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Vlorë gjatë mandatit 2019 – 2023.
BRISEIDA CAKERRI ka përfunduar shkollimin për Financë, duke përfshirë diplomën Bachelor, Master ndërkohë që është diplomuar dhe në një Master Shkencor për Financa Publike dhe Administratë Publike. Ajo është Pedagoge financës dhe kontabilitetit dhe gjithashtu drejton një sipërmarrje. Briseida jep trajnime për aftësimin e komptetencave të mësimdhënies.
Bujar Osmeni, është diplomuar për Administrim Biznesi në Universitetin Ismail Qemali në Vlorë dhe aktualisht punon në Postën Shqiptar. Ai është anëtar i Partisë Socialiste që nga viti 2008 dhe ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak në mandatin 2019 – 2023. Synimi i tij është të ketë kontakte të vazhdueshme me njerëzit dhe t'i përfaqësojë ata me më shumë përkushtim, drejtësi dhe transparencë.
Viola Xhafaj ka zhvilluar studimet në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” nga viti 2002-2003. Më pas ajo ka ndjekur studimet në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku përfundoi studimet në vitin 2007 dhe u bë oficere pas përfundimit të studimeve në Universitetin Ushtarak “Skënderbej”. Ka punuar si drejtuese personeli në repartin ushtarak “Bunavi”. Prej vitit 2014 punon pranë DRSHTRR-së në Vlorë si ekonomiste.
ENDRI HYSENI është diplomuar në Drejtësi me titullin Jurist pranë Universitetit Ismail Qemali Vlorë, në vitet 2006-2010. Ai është avokat që nga viti 2012, nderkohë që është në vijim të studimeve Master për Pasuri të Paluajtshme. Aktualisht Endri punon në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, si specialist. Ai ka një eksperiencë të gjatë profesionale në sektorin publik dhe atë privat.
Endri është angazhuar me Shoqërine Civile me organizata të ndryshme si UNDP dhe Mjaft.
Ai është i martuar dhe ka dy femijë.
EVIS ALLUSHI është Doktore Shkencash në Shkenca Infermierore. Ajo punon si pedagoge në Fakultetin e Shëndetit në Unviersitetin e Vlorës si edhe drejton grupin kërkimor shkencor në Departamentin e Infermierisë pranë këtij universiteti. Evis ka një eksperiencë të gjatë në fushën politike me angazhimin e saj në Partinë Socialiste. Ajo është e martuar dhe ka dy vajza.
SHKËLQIM LESKAJ ka mbaruar studimet universitare prane universitetit Ismail Qemali në Marketing ku më pas ka ndjekur studimet për degën Drejtësi. Ai ka eksperiencë në fushën e ndertimit ndërkohe në fushën politike dhe publike ku ka qënë anëtar i Këshillit Bashkiak si dhe drejtor i Ujesjellës – Kanalizimeve, Vlorë. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.
EDLIRA KAPLLANAJ është diplomuar me titullin Mësues i Fizikës dhe Matematikës në Universitetin Ismail Qemali Vlorë. Ajo është e angazhuar në advokimin e të drejtave të Komunitetit Egjiptian. Edlira gjithashtu mban titullin “Mirënjohje e Qytetit të Vlorës”. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë.
VULLNET BILBILAJ ka mbaruar studimet universitare pranë Universitetit te Tiranës në Fakultetin e Ekonomisë. Ai është Ekonomist Industrial dhe është i angazhuar si Sekretar Ekzekutiv pranë PS, Vlorë. Vullneti gjithashtu ka mbajtur dhe pozicionin e Drejtorit të Postës Shqiptare, Filiali Vlorë (2017-2022). Ai është i martuar dhe ka dy djem.
JERINA DERVISHI është Mësuese e Gjuhës Angleze dhe ka përfunduar Masterin Profesional për Mësuesi në Univestitetin “Ismail Qemali”, Vlorë. Ajo është pjesë e Partië Socialiste prej 5 vitesh dhe anëtare e asamblesë së Partisë Socialiste.
NOVRUS RROKAJ ka mbaruar studimet universitare për Administrim Biznesi. Ai ka qënë i angazhuar në detyra shtetërore si Përgjegjës Sektori në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Vlorës. Aktualisht ai është i angazhuar si përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe të Administratës në Postën Shqiptare, Filiali Vlorë. Novrusi është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Elpiniqi Mërkuri është studente Doktorature në Universitetin e Mjeksisë dhe Stomatologjisë në “Sapienza”, Itali. Ka mbaruar Studimet e Larta në Universitetin e Tiranës për Psikologji Klinike me Çertifikatë “Ekselence”. Më pas Ka mbaruar shkollën e Lartë Profesionale për “Laborant Dentar”.
Ka një eksperiencë të gjatë vullnetare në OJF në fushën e të Drejtave të Njeriut.
Gjithashtu ka eksperiencë në Administratën Publike në sektorin e Shëndetit Mendor.
Aktualisht Përfaqësuese Mjekësore e një Kompanie Farmaceutike Turke. E martuar, nënë e një djali.
LOREL CANAJ ka përfunduar studimet universitare për Imazheri. Ai është i angazhuar në sektorin shëndetësor pranë Spitalit Rajonal të Vlorës në kabinetinn e Skaner – Rezonancës. Loreli gjithashtu ka punuar në Zentrum Radiologische Rastat, Gjermani.
.
EGLANTINA IMERAJ është diplomuar në degën Gjuhë – Letërsi në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë ku ka bërë dhe masterin në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Degën e Gazetarisë për Redaktori. Ajo vjen nga një eksperiencë e gjatë në fushën e medias duke punuar si gazetare korrespondente dhe redaktore në televizionet kombëtare dhe ato lokale.
ROLAND STRAKOSHA ka përfunduar studimet në akademinë e policisë ku më pas ka punaur prej disa vitesh pranë Drejtorisë së Policisë Durrës. Në vitin 2008 ai u diplomua në Universitetin “Ismail Qemali” për Drejtësi ku që nga viti 2009 zhvillon aktivitetin si avokat. Aktualisht punon pranë ISHSH Vlorë si Jurist. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
MARSELA DASHI ka përfunduar studimet universitare pranë Univestitetit te Tiranes per Gjuhe- Letërsi. Ajo punon si mësuese e Gjuhe-Letersisë pranë Gjimnazit Ali Demi, Vlorë. Marsela është e angazhuar në Partinë Socialiste Vlorë që prej vitit 2000.
VALTER HASANAJ ka kryers studimet në Shkollën Ushtarake “Skenderbej” Tiranë ku gjithashtu është i angazhuar në Njësinë Administrative Orikum dhe zhvilon aktivitetin në fushën e turizmit. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
ORKIDA HASANI ka mbaruar studimet për Drejtesi, dhe Master për Marëdhënie Ndërkombëtare në vitet 2005-2009 pranë Universitetit të Vlores. Orkida aktualisht është Koordinatore pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Vlorë që prej vitit 2007.
ÇLIRIM HOXHA ka mbaruar studimet në Fakultetin Histori-Filologji dega Histori, Universiteti i Tiranës dhe ka ushtruar profesionin e Gazetarit dhe gjithashtu është anëtar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë. Ai është publicist ku ka botuar 10 romane si edhe 2 libra studimor mbi antikitetin pellazgo-ilir dhe gjuhën shqipe ku është nderuar dhe me disa çmime honorifike për botimet etij.
ROZINA KORMUZI është diplomuar për Menaxhim Biznesi. Ai është e martuar me tre fëmijë dhe është e vetëpunësuar në biznesin e saj si dhe është drejtoreshë e një OJQ-je që ndihmon komunitetin rom dhe egjiptian në Vlorë. Ajo shërben gjithashtu si këshilltare dhe përfaqësuese e komunitetit rom në Vlorë.
BRIKEL BRAHIMUCO është diplomuar për Ekonomi në Universitetin e Vlorës dhe ka punuar si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik. Rrjedh nga një familje e thjeshtë në Vlorë dhe është aktivizuar në politikë që në shkollë si pjesëtar i forumeve rinore. Aktualisht është kryetar i Rajonit 3 dhe anëtar i përhershëm i strukturave organizative të Rajonit 3.
ROMINA LUSHAJ është diplomuar për Menaxhim Turizmi dhe Shkenca Administrative në Universitetin e Vlorës. Romina ka përvojë si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke punuar si recepsioniste hotelerie dhe si inspektore në terren në Bashkinë Vlorë. Aktualisht punon në Postën Shqiptare në degën Vlorë. Ajo vjen nga një familje e thjeshtë dhe ka qenë aktive në politikë që në ditët e shkollës, duke iu bashkuar PS në vitin 2010 dhe duke u bërë bashkëkryetare e Rajonit 3 në 2021.
SOTIR TAFILI është diplomuar për Ekonomi Biznesi në vitet 2004-2008 dhe ka ndjekur kurse profesionale në tatimet dhe është ekspert tatimor që nga viti 2013. Anëtar i PS Vlorë që nga krijimi i saj dhe ka mbajtur poste të ndryshme duke përfshirë edhe kryetar të OS 4455/2. Ai është i martuar me tre fëmijë.
ANISA SHAMETAJ është diplomuar për Gjuhë-Letërsi dhe Financë Publike-Administrim Publik në Universitetin e Vlorës. Anisa është anëtare e Partisë Socialiste që në moshën 19-vjeçare, duke filluar si anëtare e FRESSH në vitin 2009 dhe më pas si operatore në selinë e partisë. Gjatë viteve, ajo ka mbajtur poste të ndryshme duke përfshirë Sekretaren e OS 4471/2, Bashkëkryetare e OS 4464/1, Koordinatore Administrative, operatore në shtabet e ndryshme të deputetëve të fushatës dhe delegate e PS. Përvoja e saj e punës përfshin si sektorin privat ashtu edhe atë publik, përfshirë ASHK-në, Këshillin e Qarkut Vlorë dhe si këshilltare projekti dhe këshilltare për PS.
GENTIAN BROKAJ është diplomuar në Universitetin Ismail Qemali Vlorë për Inxhinieri Detare në vitet 1995-2001. Gjithashtu ka kryer studimet Master në të Drejtën Administrative në Universitetin e Vlorës. Ai është inxhinier dhe aktualisht punon si Oficer Sigurimi në Portin e Vlorës. Gentiani është i martuar dhe ka tre fëmijë.
AURORA KONOMI është mësuese dhe ka 29 vite përvojë në arsim. Prej 29 vitesh ajo është e përfshirë në fushën e Aftësisë së Kufizuar, duke organizuar takime sensibilizuese, aktivitete sociale dhe kulturore për këtë grup shoqërie me nevoja të ndryshme. Aktiviteti i saj si aktiviste në shoqërinë civile është shoqëruar me një numër të madh nismash për personat me aftësi ndryshe.
EDI HOXHAJ është diplomuar në Universitetin e Sporteve në Tiranë për Atletikë dhe është i apasionuar pas sportit dhe mësimdhënies. Aktualisht punon si mësues i Edukimit Fizik në shkollën “Halim Xhelo” në Vlorë. Më parë ka punuar si mësues në shkollën "Mynyr Xhindi" në Vllahinë dhe është angazhuar me Partinë Socialiste që nga viti 2009. Është i martuar me një vajzë.
ANA ZANI është diplomuar në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë për Mësimdhënie të Ciklit të Ulët. Prej 8 vitesh punon si sekretare në shkollën “Naim Frashëri”.
Joland Nuhu është 38 vjeç dhe është diplomuar për Inxhinieri Elektrike nga Universiteti Ismail Qemali, Vlorë. Aktualisht punon si inxhinier elektrik në OSSH Vlorë. Ai është i martuar dhe ka një fëmijë.
Denada Saraseli përfunduar studimet master në Shkenca Administrative dhe është Juriste në Përmbarimin Gjyqësor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit. Denada gjithashtu ka dhe një biznes familjar. Ajo është e martuar dhe ka një fëmijë.
Zeqir Mukaj është diplomuar për financë në Universitetin Ismail Qemali në Vlorë. Aktualisht ai punon në fushën e financës ku është analist krediti në shoqërinë “Agrokredit”.
Klotilda Rustemi është diplomuar në pedagogji në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë dhe ka punuar në poste të ndryshme administrative, mes të cilave si Specialiste për Marrëdhëniet me Publikun në Teatrin “Petro Marko”. Ajo është anëtare e Partisë Socialiste që nga viti 2000 . Klotilda është e martuar me dy vajza.
Genti Sinani është diplomuar për Menaxhim Biznesi në Universitetin e Tiranës dhe ka punuar si menaxher rajonal në disa biznese. Aktualisht punon si analist krediti dhe ka një familje me katër anëtarë, duke përfshirë gruan dhe dy fëmijët.
Klaudia Cuni ka përfunduar studimet Bachelor në Informatikë në Universitetin e Vlorës dhe Master në Mësimdhënie Kompjuterike. Ajo ka një eksperiencë disa vjeçare në sektorin publik dhe privat, përfshirë si specialiste e shërbimit ndaj klientit dhe specialiste e menaxhimit të mediave sociale për biznese të ndryshme. Rrjedh nga një familje artistike dhe është aktive politikisht që nga viti 2010, përfshirë si koordinatore dixhitale për Rajonet 2 dhe 3 dhe si pjesë e stafit të Organizatës Zgjedhore të PS-së nga viti 2013-2023.
Sokol Celaj është diplomuar për Navigacion në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë dhe Master në Studime të Avancuara Detare në Universitetin e Vlorës. Ka punuar si navigator për kompani të huaja, menaxher marketingu për një kompani italiane dhe punonjës bazë dhe drejtues turni në Autoritetin Portual në Vlorë. Ai është aktiv politik që nga viti 2007. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.