343961794_189137237285070_7546358506636614814_n

Ermal Dredha takim me mësuesit e shkollave të qytetit

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Vlorë, Ermal Dredha zhvilloi një takim me mësuesit e shkollave të qytetit. Gjatë takimit u evidentuan dhe problematikat që mësuesit hasin përsa i përket infrastrukturës së shkollave.

Gjatë fjalës së tij, Kandidati Dredha u shpreh se në mandatin e tij për Bashkinë e Vlorës do të ketë objektiv që të fillojë procesin e rikonstruksionit dhe ndërtimit të shkollave.

“Sigurisht që jo të gjitha shkollat mund të bëhen në një mandat, por ne duhet të vendosim një filozofi shumë të qartë se ku duam ta çojmë vlorën sa i përket arsimit. Do të vendosim objektiv që të kemi të paktën 4 shkolla që do të rikonstruktohen.” – u shpreh Ermal Dredha.

Gjithashtu z. Dredha vendosi në vëmëndje dhe paisjen e shkollave me ngrohje që është një problematikë ndër vite, por gjithashtu dhe për krijimi e hapësirave të aftësimit për nxënësit.

Shumë shkolla nuk kanë ngrohje, ashtu sikurse nuk ka materiale didaktike aq sa duhet, apo palestra dhe ne do të punojmë ti ndërtojmë ato. E këtë e them jo pa qëllim sepse fëmijët duhet të krijojnë një model ndryshe se si rriten dhe ai modeli ndryshe është fokusuar në një orientim që i bën ata më vizionar për të ardhmen e tyre.

Ermal Dredha u shpreh gjithashtu dhe mbi problematikën që aktualisht kanë fshatrat me shkollën, ku premtoi se gjatë mandatit të tij do të punojë për krijimin e ndërtimit të shkollave të bashkuara.

“Duhet të krijojmë një sistem më ndërveprues mes fshatit dhe qytetit, sepse ka edhe fshatra që kanë probleme, nuk kanë shkolla apo kanë pak nxënës. Do të krijojmë edhe një model që të ndërtojmë shkolla pak më të mëdha ku mund të bashkohen disa fshatra bashkë.”

Në drejtimin e tij në Bashkinë e Vlorës Dredha gjithashtu u shpreh se do të punojë që transporti urban të jetë falas për nxënësit dhe studentët.

Comments are closed.