336662785_249276167472927_3553989483345422866_n

Ermal Dredha: Krijimi i linjës së urbanit që lidh Vlorën me fshatrat prioritet maksimal

Ermal Dredha, kandidati i Partisë Socialiste, zhvilloi takime me banorët në fshatrat Dellenje, Delisuf dhe Poro për të trajtuar çështjet që prekin komunitetin lokal si edhe për të diskutuar planin që ai do të ketë për katër vitet e ardhshme në Bashkinë e Vlorës.

Gjatë takimeve Dredha dëgjoi shqetësimet e qytetarëve dhe premtoi se do t’i jepte përparësi zhvillimit të një linje urbane për të lidhure fshatrat përreth me Vlorën. Kjo do të reduktonte lëvizjen dhe do të ndikonte pozitivisht në punësimin e banorëve por edhe në aksesin e shërbimeve shëndetësore. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e pastrimit të kanaleve vaditëse, që do të rriste prodhimin dhe do të parandalonte përmbytjen e tokës.

“Është shumë e rëndësishme që të fillojmë punën për krijimin e një linje urbani që mund të lidhë fshatrat me qytetin e Vlorës. Kjo do të ndikonte që çdo banor të kishte mundësi punësimi dhe në bizneset që ndodhen në qytet por gjithashtu edhe në aksesin më me lehtësi të shërbimeve të specializuara shëndetësore” tha Dredha.

“Partia Socialiste ka punuar fort që të përmirësojë infrastrukturën rurale dhe për të vazhduar misionin tonë, ne do të marrim hapa konkretë që do të mundësojnë pastrimin e kanaleve vaditëse dhe ato të kullimit të ujërave duke reduktuar përmbytjen e tokave, sidomos gjatë stinës së Pranverës dhe Vjeshtës”,- u shpreh kandidati i Partisë Socialiste për Vlorën.

Në fshatin Poro u zhvillua edhe fushata e mbjelljes së pemëve që do të jetë fokusi kryesor në zgjedhjet vendore të këtij viti nga Partia Socialiste. Fushata synon të bëjë Shqipërinë një vend më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm duke mbjellë pemë dhe duke përmirësuar mjedisin.

Me fokus në angazhimin e komunitetit dhe zgjidhjen e problemeve të përditshmërisë, Ermal Dredha dhe Partia Socialiste janë të përkushtuar për të krijuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Vlorës.

Comments are closed.