343451366_535735695434464_3169390754577867119_n

Dredha: Do të krijojmë kushte komode në infrastrukturën e brendshme të fshatrave

Kandidati i Partisë Socialiste për Kryebashkiak në Vlorë zhvilloi një takim me banorët e fshatit Panaja duke prezantuar programin e tij për zhvillimin e Vlorës gjatë mandatit të tij në drejtimin e bashkisë.

Në takim z. Dredha theksoi rëndësinë e turizmit, i cili është një komponent kyç i ekonomisë së Vlorës. Ai theksoi planet e tij për të krijuar hapësira të dedikuara në hotele dhe restorante për të promovuar produktet vendase.

“Do të punojmë që të kemi një turizëm, jo më tre apo katër mujor por e kemi si vizion që ta çojmë deri në 12 muaj. E vetmja mënyrë që ta çojmë përpara këtë lloj projekti është një bashkëpunim i ngushtë me të gjitha fshatrat”- tha Dredha, “Kemi nevojë të promovojmë prodhimin vendas edhe me ndihmën e bashkisë edhe në bashkëpunim me të gjithë operatorët turistike dhe hoteleritë në Vlorë, me qëllim të krijojnë një harmoni të përbashkët. Duke krijuar një kënd të caktuar në të gjithë hapësirat e operatorëve, që është i dedikuar vetëm me prodhimet që rrethojnë gjithë Vlorën ne mund të arrijmë të promovojnë produktin vendas.”- vijoi ai.

Kandidati i PS për Vlorën vendosi gjithashtu në vëmendje se turizmi dhe ekonomia është e lidhur ngushtë dhe me infrastrukturën, duke përmendur investimet që Qeveria Shqiptare ka bërë për Bashkinë e Vlorës.

“Kulinaria është shumë e rëndësishme dhe është e lidhur ngushtë me të gjithë prodhimet që ka fshati. Prandaj ne do të krijojmë kushte komode, sidomos në infrastrukturën e brendsme që është shumë e rëndësishme. Kemi parë pafund nga viti 1991 deri më sot. Shumë qeveri vijnë e ikin, premtojnë, por realisht në dhjetëvjeçarin e fundit me qeverinë e kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, është bërë një investim gjigand dhe është projektuar një vizion i qartë për Vlorën dhe jam i sigurt që edhe me ndihmën tuaj, edhe me ndihmën e bashkisë do të ecim përpara.” – u shpreh Ermal Dredha.

Fushata e mbjelljes së pemëve, nuk mungoi as në këtë aktivitet me synim shkurtimin e shpenzimeve elektorale dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për natyrën.

342974292_820979236244995_7302872029453706013_n

Përmirësimi i Infrastrukturës në Bashkinë e Vlorës do të jetë prioritet

Ermal Dredha, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës u takua me banorët e Rajonit 1 në qytetin e Vlorës. Gjatë takimit Dredha theksoi angazhimin e tij për përmirësimin e infrastrukturës së lagjeve.

Gjatë fjalës së tij Dredha theksoi domosdoshmërinë për përmirësimin e infrastrukturës në lagjen “4 Heronjtë”. Ai deklaroi se nuk është thjesht një premtim, por një detyrim për Bashkinë që të rregullojë sa më shpejt rrugët në këtë zonë. Dredha siguroi se si ai ashtu edhe e gjithë administrata e Bashkisë do të jenë të përkushtuar në përmbushjen e këtij detyrimi.

“Jam shume falënderues që ju shoh të shumtë në numër, ashtu si dhe Partia Socialiste nuk është vetëm në Vlorë por në të gjithë Shqipërinë. Jemi gjithmonë të parët.”- tha Dredha

“Kam qenë tek lagjja “4 Heronjtë”, është detyrim jo premtim, detyrim i Bashkisë që ato rrugë të bëhen sa më shpejt dhe ky është premtimi i Ermalit dhe i gjithë administratës së Bashkisë.”- vijoi ai.

Gjithashtu, Dredha foli edhe për problematikat me të cilat përballen banorët e rrugës Partizani, veçanërisht për fasadat e rrënuara të ndërtesave. Ai zbuloi planet për të nisur një projekt rehabilitimi për të sistemuar pamjen e zonës.

“Edhe te rruga “Partizani” ka probleme tek fasadat e pallateve, për të cilat do të fillojmë një projekt që ti rehabilitojmë, ashtu siç i ka hije asaj lagjeje” – u shpreh Ermal Dredha.

Dredha në fjalën e tij theksoi gjithashtu rëndësinë e krijimit të hapësirave rekreative për fëmijët dhe të moshuarit, duke u zotuar se do të bëjë gjithçka që ka për të siguruar jetësimin e tyre.

“Ne do të bëjmë maksimumin që të ketë hapësira argëtimi për fëmijët dhe për moshat e treta, të cilët të kenë mundësinë të argëtohen. Vlora duhet të jetë e të gjithëve, duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe për këtë unë premtoj që çdo funksionar i bashkisë do të japë maksimumin.” – përfundoi kandidati i Partisë Socialiste për Vlorën.

342199445_559355729401512_5979449974304603914_n

Ermal Dredha: Bashkia e Vlorës do të jetë në shërbim të qytetarëve

Ermal Dredha, kandidati i Partisë Socialiste për qytetin e Vlorës, zhvilloi një takim me qytetarët në lagjen 24 Maji për të diskutuar shqetësimet dhe idetë e tyre për përmirësimin e komunitetit. Dredha theksoi rëndësinë e vendosjes së qytetarëve në radhë të parë dhe u zotua të krijojë një politikë të dyerve të hapura në Bashkinë e Vlorës për t’i shërbyer më mirë nevojave të qytetarëve.

“Në Bashkinë e Vlorës do gjeni një derë të hapur në Bashkinë e Vlorës, që do të jetë në shërbim të qytetarit ashtu si është dhe motoja jonë, i pari është qytetari dhe më pas vijnë ata që drejtojnë”, tha Dredha. “Jeni ju që na zgjidhni ne, që jemi thjesht kalimtarë. Nga Ermali apo shumë të tjerë që mund të jenë kryetarë bashkie, si dhe skuadra që do të punojë me ne.”

Dredha theksoi rëndësinë e dëgjimit të komenteve dhe kritikave të qytetarëve për të përmirësuar efektivitetin e qeverisjes vendore. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë zë aktiv për bashkinë, duke theksuar se reagimet e tyre janë vendimtare për formësimin e vizionit të qeverisë.

“Dhe e vetmja mënyrë për ta çuar Vlorën përpara është që ju të jeni zëri dhe veshi ynë. Të jeni kritika jonë”, tha Dredha. “Sepse nga kritikat tuaja ne mund ta bëjmë punën tonë më mirë dhe të paraqesim vizionin që ka qeveria”.

Takimi me qytetarët në lagjen 24 Maji përfshiu një gamë të gjerë temash diskutimi, duke përfshirë përmirësimin e infrastrukturës, zhvillimin e komunitetit dhe bizneset lokale. Dredha u zotua se do t’i japë prioritet këtyre çështjeve dhe do të punojë me qytetarët për të krijuar një të ardhme më të mirë për Vlorën.

“Ne jemi të përkushtuar për krijimin e një Bashkie të Vlorës transparente, efikase dhe të përgjegjshme ndaj nevojave të qytetarëve”, tha Dredha. “Jam mirënjohës për mundësinë që të dëgjoj nga njerëzit e lagjes 24 Maji dhe mezi pres të punojmë së bashku për ta bërë Vlorën qytet sa më të mirë për të gjithë”.

Lagja 24 Maj në muajt në vazhdim do të ketë në hapësirat e veta një kënd lojërash për fëmijët. Ndërkaq do të bëhen investime dhe në Kopshtin nr. 1 i cili do të rikonstruktohet tërësisht.

336662785_249276167472927_3553989483345422866_n

Ermal Dredha: Krijimi i linjës së urbanit që lidh Vlorën me fshatrat prioritet maksimal

Ermal Dredha, kandidati i Partisë Socialiste, zhvilloi takime me banorët në fshatrat Dellenje, Delisuf dhe Poro për të trajtuar çështjet që prekin komunitetin lokal si edhe për të diskutuar planin që ai do të ketë për katër vitet e ardhshme në Bashkinë e Vlorës.

Gjatë takimeve Dredha dëgjoi shqetësimet e qytetarëve dhe premtoi se do t’i jepte përparësi zhvillimit të një linje urbane për të lidhure fshatrat përreth me Vlorën. Kjo do të reduktonte lëvizjen dhe do të ndikonte pozitivisht në punësimin e banorëve por edhe në aksesin e shërbimeve shëndetësore. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e pastrimit të kanaleve vaditëse, që do të rriste prodhimin dhe do të parandalonte përmbytjen e tokës.

“Është shumë e rëndësishme që të fillojmë punën për krijimin e një linje urbani që mund të lidhë fshatrat me qytetin e Vlorës. Kjo do të ndikonte që çdo banor të kishte mundësi punësimi dhe në bizneset që ndodhen në qytet por gjithashtu edhe në aksesin më me lehtësi të shërbimeve të specializuara shëndetësore” tha Dredha.

“Partia Socialiste ka punuar fort që të përmirësojë infrastrukturën rurale dhe për të vazhduar misionin tonë, ne do të marrim hapa konkretë që do të mundësojnë pastrimin e kanaleve vaditëse dhe ato të kullimit të ujërave duke reduktuar përmbytjen e tokave, sidomos gjatë stinës së Pranverës dhe Vjeshtës”,- u shpreh kandidati i Partisë Socialiste për Vlorën.

Në fshatin Poro u zhvillua edhe fushata e mbjelljes së pemëve që do të jetë fokusi kryesor në zgjedhjet vendore të këtij viti nga Partia Socialiste. Fushata synon të bëjë Shqipërinë një vend më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm duke mbjellë pemë dhe duke përmirësuar mjedisin.

Me fokus në angazhimin e komunitetit dhe zgjidhjen e problemeve të përditshmërisë, Ermal Dredha dhe Partia Socialiste janë të përkushtuar për të krijuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Vlorës.

341764526_192626206870682_4334200786108341314_n

Ermal Dredha hap fushatën për Kryetar Bashkie në Vlorë, më shumë se 1000 pemë do i dhurohen qytetit

Ditën e sotme, Ermal Dredha, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës, ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale të zgjedhjeve të 14 Majit. Në vijim të nismës së Partisë Socialiste për një fushatë me pak shpenzime dhe miqësore ndaj mjedisit, Dredha së bashku me kandidatët e PS për anëtar të këshillit bashkiak dhe gazetarët lokalë ka nisur mbjelljen e pemëve në qytet.

Gjatë fjalës së tij, Dredha theksoi rëndësinë e kësaj qasjeje të re ndaj fushatës politike. “Kemi nisur sot me mbjelljen e pemëve, duke vijuar me frymën e Partisë Socialiste, për të bërë një fushatë qytetare, transparente, pozitive dhe për më tepër, pema nuk vendoset pa qëllim”, tha ai.
“Pema simbolizon jetën, vazhdimësinë dhe kjo është motoja e Partisë Socialiste. Le të ecim përpara të gjithë së bashku duke u shërbyer qytetarëve dhe duke vënë në pah të gjitha të mirat që Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama kanë bërë për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë.”

Krahas kandidatëve të Këshillit Bashkiak, duke vlerësuar punën e palodhur të gazetarëve, Dredha ftoj dhe gazetarët lokalë të qytetit të cilët u bashkuan me nisëmn duke mbjellë gjithashtu në mënyrë simbolike pemën e tyre.

Aktiviteti i sotëm me mbjelljen e pemëve të para shënon fillimin e një fushate që do të fokusohet në nisma konkrete për problemet e përditshme të qytetarëve, dëgjimin e nevojave si dhe shpalosjen e një vizioni për Vlorën e të ardhmes.

Partia Socialiste do të dhurojë për Bashkinë e Vlorës mbi 1000 pemë të llojeve të ndryshme të cilat do të mbillen gjatë fushatës në hapësirat e qytetit dhe njësisë administrative të Bashkisë Vlorë.